Dentistri e përgjithshme

PARANDALIMI I SEMUNDJEVE ORALE

Parandalimi është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme. Një higjenë e përditshme korrekte mundëson parandalimin e problemeve të shumta dentare si kariesi, gingiviti dhe paradontiti, duke garantuar dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë jetën. Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit. Kontrolli profesional përfshin:
Ekzaminim vizual të gojës, nofullave, fytyrës dhe qafës. Ekzaminim radiografik dixhital. Kontroll i xhepave paradontalë. Pastrim profesional i dhëmbëve. Rregjistrim dhe ruajtje e të dhënave në kartelën klinike

FLUORIZIMI

Konsiston në administrimin e fluorit për të parandaluar lezionet karioze dhë për të forcuar smaltin së bashku me strukturën dhëmbore. Fluori është një element i cili transformon kristalet e hidroksiapatitit (element përbërës i smaltit) në fluorapatit, i cili është më rezistent ndaj veprimit acid demineralizues të pllakës bakteriale.

Fluori mund të merret në dy mënyra, nëpërmjet fluorizimit topikal dhe fluorizimit sistemik .

Fluorizimi sistemik

Në këtë rast fluori asimilohet përmes pikave apo tabletave qe merren në mënyrë orale. Ai vepron mbi elementët dentarë që në fazën e formimit të tyre dhe kështu mund të penetrojë në shtresat më të thella të dhëmbit

Prandaj është e rëndësishme që fluorizimi sistemik të kryhet gjatë gjithë periudhës së formimit të dhëmbit, periudhë e cila fillon me nënën gjatë shtatzanisë( që në muajin e 4 të jetës intrauterine) dhe vazhdon deri në moshën 12-13 vjeç.

SILANTET

Silantet dentare së bashku me fluorizimin përfaqësojnë trajtimet më të rëndësishme për parandalimin e lezioneve karioze në pacientët e rinj.

Funksioni i silantëve është të pengojnë formimin e kariesit në zona të caktuara ku depozitimi i mbeturinave dhe i baktereve është më i lehtë. Sipërfaqja e dhëmbëve karakterziohet nga një anatomi komplekse e cila ka shumë sulkuse (kanale) të vogla ku pastrimi bëhet shumë i vështirë. Janë pikërisht këto vende të cilat bëhen iniciatorët e parë të lezioneve karioze.

Për të parandaluar grumbullimin e baktereve në këto zona, bëhet mbushja e tyre me silante, të cilët janë materiale rezinoze viskoze.

Silantet përmbajnë edhe fluor i cili çlirohet në mënyrë konstante duke e bërë smaltin edhe më rezistent. Kjo proçedurë është e shpejtë , e padhimbshme, jo invazive dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj forme të anestezisë.

ESTETIKA DENTARE

Estetika është fushë në të cilën dentistria moderne po investon shumë në vitet e fundit. Një buzëqeshje e bukur është një dhuratë që na bën të lumtur, të vlerësuar dhe të sigurtë në vetvete. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi fort ti dhurojmë të gjithëve buzëqeshjen që endërrojnë!

Fasetat dentare janë veshje estetike me një trasëesi 0.3-0.6 mm, të cilat mbulojnë sipërfaqen e jashtme të dhëmbëve. Funksioni i tyre është që të modifikojnë ngjyrën, formën dhe rreshtimin e dhëmbëve. Fasetat kanë si avantazh ruajtjen e sa më shumë strukture dentare, dhe ka raste kur vendosja e tyre bëhet edhe pa e prekur fare dhëmbin egzistues. Fasetat dentare variojnë në saj të materialit dhe mënyrës së prodhimit. Fasetat e kompozitit krijohen në poltronin dentar, direkt në gojën e pacientit, ndërsa fasetat e qeramikës prodhohen në laborator, pasi mjeku pregatit dhëmbin dhe merr masën në klinikë.

Fasetat direkte me kompozit

Këto faseta krijohen duke shtuar mbi dhëmbë shtresa të ndryshme kompozitësh dentarë. Eshtë një proçedurë që mbaron në një seancë prandaj nuk ka nevojë për fazat laboratorike. Ato sigurojnë një estetikë të mirë, por në krahasim me fasetat qeramike, e humbasin pak shkëlqimin fillestar me kalimin e viteve. Një ndër avantazhet e tyre, përveç kostos dhe thjeshtësisë, është që janë të riparueshme në rast se pësojnë dëmtime të vogla.

Zbardhimi profesional

Ngjyra e dhëmbëve është një komponent shumë i rëndësishëm në buzëqeshjen ideale. Pacientët që nuk janë të kënaqur nga ngjyra e tyre e smaltit mund të përfitojnë nga një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e shpejtë që është zbardhimi profesional me lazer ose zbardhimi dentar në shtëpi.

Zbardhimi profesional me lazer

Kjo proçedurë nënkupton vendosjen e një xheli më përmbajtje peroksidi hidrogjeni në sipërfaqen e dhëmbëve. Ky xhel sapo rrezatohet nga lazeri, fillon veprimin mbi smalt duke lëshuar radikale të lira të cilat mund të penetrojnë në shtresat e thella të dhëmbit, dhe të largojnë nga aty molekulat e pigmentuara të cilat janë shkaku kryesor për ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve Veprimi i xhelit të peroksidit dhe nxitja e lazerit, krijojnë një rezultat të menjëhershëm, duke i bërë dhëmbët të bardhë dhe të shndritshëm.

Zbardhimi dentar në shtëpi

Xheli zbardhues vendoset në një maskerinë (shinë) plastike individuale e cila prodhohet në laborator pasi merret masa në gojën e pacientit. Shina mbahet kryesisht gjatë natës por mund të mbahet edhe disa orë gjatë ditës. Proçesi i zbardhimit zgjat 8-10 ditë.

Mbushjet Estetike

Gjenerata e fundit e kompozitëve që ne përdorim, ofron një rezultat të shkëlqyer estetik në dhëmbët anteriorë dhe jetëgjatësi funksionale në dhëmbët posteriorë. Ne krijojmë mbushje të padukshme që do ngelin gjithmonë një sekret.

Translate »
Scroll to Top

Rezervo Konsultë