Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale
Parandalimi është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme. Një higjenë e përditshme korrekte mundëson parandalimin e problemeve të shumta dentare si kariesi, gingiviti dhe paradontiti, duke garantuar dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë jetën. Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit.

- Kontrolli profesional përfshin:
- Ekzaminim vizual të gojës, nofullave, fytyrës dhe qafës
- Ekzaminim radiografik dixhital
- Kontroll i xhepave paradontalë
- Pastrim profesional i dhëmbëve
- Rregjistrim dhe ruajtje e të dhënave në kartelën klinike
Fluorizimi

Konsiston në administrimin e fluorit për të parandaluar lezionet karioze dhë për të forcuar smaltin së bashku me strukturën dhëmbore. Fluori është një element i cili transformon kristalet e hidroksiapatitit (element përbërës i smaltit) në fluorapatit, i cili është më rezistent ndaj veprimit acid demineralizues të pllakës bakteriale.
Fluori mund të merret në dy mënyra, nëpërmjet fluorizimit topikal dhe fluorizimit sistemik .
Fluorizimi topikal
Është një proçedurë që nuk ka kufizim moshe, mund të bëhet nga vet pacienti në shtëpi ose nga një mjek në një klinikë dentare. Në rastin e parë kur e ben vet pacienti fluori asimilohet nga përdorimi i pastave apo solucioneve shpëlarësve që kanë në përmbajtje fluorur natriumi.
Ndërsa fluorizimi profesional në një klinikë dentare kryhet nga një mjek i cili llogarit në mënyrë saktë sasinë e fluorit dhe e vendos ate në trajtën e nje xheli në sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo teknikë eshtë e rekomandueshme 2 herë në vit, së bashku me pastrimin profesional.
Fluorizimi sistemik
Në këtë rast fluori asimilohet përmes pikave apo tabletave qe merren në mënyrë orale. Ai vepron mbi elementët dentarë që në fazën e formimit të tyre dhe kështu mund të penetrojë në shtresat më të thella të dhëmbit
Prandaj është e rëndësishme që fluorizimi sistemik të kryhet gjatë gjithë periudhës së formimit të dhëmbit, periudhë e cila fillon me nënën gjatë shtatzanisë( që në muajin e 4 të jetës intrauterine) dhe vazhdon deri në moshën 12-13 vjeç.
Silantet






Trajtimi i kariesit dentar
- Mbushjet me kompozit (të bardha)
- Mbushjet me amalgam (të zeza)
- Inlay, onlay (mbushje qeramike)
Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar danneggiati
- Vida të parafabrikuara metalike ose qelqia
- Vida të derdhura (të individualizuara sipas anatomisë së kanalit të dhëmbit
- Zgjatje e kurorës klinike ( zbulimi i kufirit të shëndoshë në një dhëmb të kariuar ose të thyer)
Endodoncia dhe Infeksionet e Dhëmbëve

Falë metodave moderne për pastrimin dhe zgjerimin e kanaleve të dhëmbit, shplarësve dhe medikamenteve intrakanalare, ultratingullit dhe lazerit, është rritur në mënyrë të dukshme suksesi në trajtimin e infeksioneve dentare.
Asnjë dhëmb me infeksion që mund të rindërtohet, nuk duhet hequr pa provuar më parë terapinë e kanaleve sepse organizmi njërëzor ka kapacitete të larta rigjeneruese. Ne ofrojmë kontrolle periodike falas me grafi dixhitale pas 3, 6, 12 muajsh për të gjithë pacientët e trajtuar në klinikën tonë.
Emergjencat Dentare

Klinika jonë trajton të gjitha llojet e emergjencave dentare. Krijojmë hapësirat e nevojshme për ti dhënë përparësi trajtimit të :
- Dhimbjes së dhëmbëve
- Infeksioneve dentare
- Traumave dentare
- Hemoragjisë pas heqjes së dhëmbit
- Çarje të mukozave, gjuhës, buzëve dhe fytyrës
- Lëvizjes së urave dhe kurorave
Radiografia Dixhitale

Radiografia dixhitale intraorale dhe panoramike i ofron një ndihmë shumë të madhe dentistrisë moderne për vendosjen e diagnozave klinike. Rrezet X bëjnë të mundur zbulimin e patologjive dhe lezioneve në nofulla dhe monitorojnë në mënyrë dinamike ecurinë e dhëmbëve të infektuar apo shërimin lezioneve pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Te gjitha të dhënat rregjistrohen në mënyrë elektronike në kartelën e pacientit.
