Kirurgjia Orale Dhe Maksilo-Faciale

Serdeif Dental, Kirurgjia Orale dhe Maksilo-Faciale përfshin diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë patologjish të kavitetit oral, nofullave dhe strukturave të fytyrës. Ekipi ynë i specializuar përdor teknologji moderne dhe protokolle të avancuara për të garantuar trajtime të sigurta, të sakta dhe me rezultate optimale për çdo pacient.

Duke qenë se ndërhyrjet kirurgjikale kërkojnë kujdes dhe profesionalizëm maksimal, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë sigurisë së pacientit në çdo fazë të trajtimit, nga konsultimi fillestar deri në rikuperimin pas operacionit.

Çfarë ofrojmë në Serdeif Dental?

✔️ Vlerësim të plotë para ndërhyrjes, i realizuar nga kirurgu oral dhe specialistët përkatës, për të përcaktuar planin më të përshtatshëm të trajtimit.

✔️ Konsultim multidisiplinar, për pacientët që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, problemet kardiovaskulare apo gjendje të tjera shëndetësore.

✔️ Monitorim të vazhdueshëm të parametrave jetësorë, gjatë gjithë procedurës, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e pacientit.

✔️ Sedacion venoz koshient, i cili ndihmon pacientët me ankth, frikë nga dentisti ose probleme të caktuara shëndetësore të përjetojnë trajtimin në mënyrë të qetë dhe komode.

✔️ Pajisje moderne dhe protokolle të avancuara sigurie, duke përfshirë aparatura dhe medikamente emergjente të kontrolluara dhe të mirëmbajtura rregullisht.

✔️ Staf i trajnuar dhe me përvojë, i gatshëm të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm në çdo situatë, duke ofruar standardet më të larta të kujdesit shëndetësor.

Serdeif Dental, prioriteti ynë është t’ju ofrojmë trajtime kirurgjikale të sigurta, pa dhimbje dhe me rezultate afatgjata, në një ambient modern dhe të besueshëm.

Shërbimet:

Kirurgjia dento-alveolare

  • Ekstraksione dentare të thjeshta
  • Ekstraksione dentare komplekse
  • Ekstraksione të rrënjëve të mbetura
  • Ekstraksione të dhëmballëve të pjekurisë
  • Ekstraksione të dhëmbëve të përmbajtur

Kirurgjia e indeve të buta

  • Gingivektomi dhe gingivoplastikë
  • Zgjatje e kurorës klinike ( në rastet e buzëqeshjeve gingivare)
  • Frenulotomi dhe frenulektomi labiale/linguale
  • Shtim i forniksit ( në rastet e mungesës së kreshtë, për pacientët pa dhëmbë)

Lezionet kistike të nofullave

  • Kistat radikularë
  • Kistat rezidualë
  • Keratokistat
  • Kistat folikularë
  • Kistat e erupsionit

Patologjitë e gjëndrave të pështymës

  • Bllokimi i gjëndrave nga gurët salivarë
  • Mukocelet e buzës
  • Ranula sublinguale

Trajtimet kirurgjikale-ortodontike

  • Minividat dhe miniimplantet për ankorim
  • Zbulimi i dhëmbëve të përmbajtur
  • Kortikotomia

Kirurgjia implantare dhe para-implantare

  • Teknikat “All on 4” , “All on 6” , “All on 8”
  • Implantologji e guiduar
  • Shtim të kockës autologe ose heterologe (në rastet e mungesës së kockës)
  • Shtim të gingivës (në rastet e mungesës së gingivës)
  • Ngritja e madhe e sinusit maksilar
  • Ngritja kreshtale e sinusit maksilar

Tumore beninje

  • Tumoret e indeve të buta : Fibroma, Papiloma, Lipoma, Epulis, etj.
  • Tumoret e kockës : Ameloblastoma, Odontoma, Osteoma, Kodroma, etj.

Patologjitë e artikulacionit temporo-mandibular

  • “Klik” (zhurma) e artikulacionit
  • Luksacioni temporo-mandibular
  • Sindromi (dhimbja) e artikulacionit temporo-mandibular

Traumatologjia

  • Luksacionet e dhëmbëve
  • Intrudimi, ekstrudimi apo avulsioni i dhëmbëve
  • Fraktura korono-radikulare e dhëmbëve
  • Fraktura e proçesit alveolar
  • Laçerimi i indeve të buta

Injeksione të acidit hialuronik dhe botoksit

  • Shtim i volumit të buzëve
  • Mbushje e rrudhave
  • Trajtimi i bruksizmit

Merrni një preventiv të personalizuar.

Zbuloni një përvojë të plotë terapeutike në vetëm 24 orë – me transparencë të plotë në lidhje me çmimet, materialet dhe garancitë!