Çfarë janë implantet dentare zigomatike?

Teknikë e specializuar për implantet zigomatike
Kirurgët tanë njihen gjerësisht si specialistët më të mirë në Shqipëri kur bëhet fjalë për vendosjen e implanteve zigomatike. Gjatë konsultimit, kirurgu juaj do t’ju shpjegojë trajtimet e disponueshme dhe do të shqyrtojë nëse implantet zigomatike janë zgjidhja e duhur për ju. Ky lloj implanti është veçanërisht i dobishëm për pacientët me humbje të rëndë kockore të cilët janë refuzuar nga klinika të tjera. Shkalla e suksesit është jashtëzakonisht e lartë pasi transplantimi kockor nuk është i nevojshëm. Kur vendosen nga një kirurg i trajnuar, implantet zigomatike janë të sigurta dhe kanë ndihmuar mijëra njerëz të rikuperojnë shëndetin e tyre.

Transplanti kockor vs. Implantet zigomatike
Nëse keni menduar të vendosni implante dentare, por ju kanë thënë se nuk jeni të përshtatshëm për to, implantet zigomatike mund të jenë zgjidhja e duhur për ju. Nëse vuani nga një humbje e rëndë e kockës në nofullën e sipërme, mund të jeni kandidati i duhur për implantet zigomatike, të cilat janë më të suksesshme krahasuar me një proces si transplanti kockor. Me implantet zigomatike do të keni mundësi të vendosni dhëmbët tuaj në një ditë, ndërkohë që transplanti kockor kërkon disa muaj rikuperim përpara se të mund të vendosni dhëmbët e përhershëm.
Përpara se trajtimi zigomatik të ishte i mundur, pacientët me humbje kockore në nofullën e sipërme duhej të kalonin një proces të gjatë dhe shpesh të vështirë të transplantit kockor që mund të zgjaste deri në një vit. Ne kemi dëshmuar një shkallë të lartë suksesi me implantet e tyre zigomatike. Kjo është arsyeja pse njerëz nga e gjithë bota i drejtohen klinikës tonë për këtë trajtim. Kirurgët e certifikuar janë në gjendje të ofrojnë restaurim të plotë të gojës në një ditë të vetme, pa pasur nevojë për transplantin kockor.
Përdorimet e Implanteve Zigomatike
Kur nuk ka kockë të mjaftueshme në dispozicion, implantet zigomatike mund të përdoren për të vendosur një proteze fikse, e cila përmirëson jo vetëm funksionin por edhe estetikën e dhëmbëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së pacientit. E gjithë procedura zakonisht zgjat rreth 24 orë. Kirurgu do të vendosë për numrin e saktë të implanteve zigomatike që nevojiten; zakonisht kërkohen 2 deri në 4 implante.
Kirurgët tanë Oral dhe Maksilo-Facial janë të vetmit specialistë me përvojë që kryejnë procedurat e implantit zigomatik. Ky trajtim është më i komplikuar se implantet e zakonshme dentare dhe kërkon më shumë kohë për t’u kryer. Megjithatë, brenda 24 orëve, dentistët tanë mund të sigurojnë vendosjen e një grupi dhëmbësh të përhershëm të mbështetur tek implantet. Implantet zigomatike ofrojnë një zgjidhje për pacientët që kanë nuk kanë sasi të mjaftuehme kockore për implantet dentare tradicionale. Përdorimi i këtyre implanteve shmang problemet që mund të ndodhin gjatë një procedure për transplantin kockor.
Ky trajtim është zgjedhja e preferuar për njerëzit me humbje të rëndë kockore që duan të zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Studimet shkencore kanë vërtetuar qendrueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të implanteve zigomatike. Për më tepër, të gjithë ata pacientë që kanë kryer këtë trajtim janë të kënaqur me pamjen dhe funksionin e dhëmbëve të rinj.


Si funksionon një procedurë zigomatike?
Pas vendosjes së implantit zigomatik, një grup dhëmbësh të përkohshëm, i cili njihet si “protezë me ngarkesë të menjëhershme” që vendoset mbi implante. Ndryshe nga protezat e lëvizshme, implantet qëndrojnë të palëvizshme kur flisni apo hani. Ne do t’ju japim të gjitha udhëzimet që ju nevojiten për të mbajtur të pastër dhëmbët tuaj. Gjithashtu ne do të kryejmë kontrolle vjetore për të garantuar mirëqenien tuaj.
Pas 4 muajsh rikuperim, do të vendosen dhëmbët e përhershëm të cilët janë njësoj me dhembët tuaj natyralë si në pamje ashtu edhe në ndjesi. Vendosja e këtyre dhëmbëve ndihmon për të rregulluar çdo problem të mundshëm si rikthimi e indit të mishrave të dhëmbëve në madhësinë e tij normale pas operacionit. Para se të vendosen dhëmbët e përhershëm, sugjerohet që të konsumoni një dietë me ushqime të buta. Por, cilat janë karakteristikat kryesore të dhëmbëve që vendosen me anë të implanteve zigomatike?

Dhëmbë të fiksuar tek implantet zigomatike
Trajtimi i implantit zigomatik do t’ju sigurojë një grup dhëmbësh të përhershëm të cilët ofrojnë avantazhe të ndryshme. Ju do të jeni në gjendje të kënaqeni duke ngrënë pa merakun se proteza juaj do të levizë. Gjithashtu, këto implante do t’ju ndihmojnë të buzëqeshni me vetëbesim, duke ju bërë të ndiheni rehat në një sërë situatash sociale, si kur drekoni jashtë me familjen apo kur flisni gjatë një interviste pune.
Implantet zigomatike janë krijuar për të qëndruar në vend për një periudhë të gjatë kohore. Klinika jonë dentare do të sigurojë që proteza juaj të pastrohet dhe ekzaminohet siç duhet pa pasur nevojë për procedura invazive. Ekipi ynë do të shqyrtojë gjithashtu se si rezultatet kanë ndikuar në jetën tuaj dhe nëse jeni të kënaqur me to. E vetmja gjë që mbetet për të bërë është të filloni të buzëqeshni përsëri!

A është e dhimbshme vendosja e implanteve zigomatike?
Procedura për implantet zigomatike nuk shkakton ndonjë shqetësim për pacientët pasi ata do të jenë nën anestezi të përgjithshme gjatë gjithë kohës. Përveç kirurgut, një profesionist i kualifikuar i anestezisë do të jetë atje për të monitoruar pacientin gjatë operacionit. Krahasuar me përdorimin e qetësuesit IV dhe anestezisë lokale për ndërhyrje kirurgjikale, anestezia e përgjithshme siguron që individi të mos ndjejë asgjë gjatë operimit. Kjo është mënyra më e sigurt dhe më e rehatshme për të kryer restaurimin e plotë të gojës. Medikamentet kundër dhimbjeve janë një opsion i mirë për periudhën e rikuperimit, por shumë pacientë zbulojnë se nuk kanë nevojë për asgjë më shumë se sa ilaçet pa recetë si Tylenol ose Advil.
Zëvendësoni të gjithë dhëmbët tuaj të sipërm
Këto implante të cilat janë projektuar posaçërisht për raste specifike janë një zbulim i rëndësishëm për ata që kanë humbje mesatare, të avancuar apo ekstreme të kockës në nofullën e sipërme. Me fjalë të tjera, implantet zigomatike mund të zëvendësojnë të gjithë dhëmbët në nofullën e sipërme edhe në rastet e humbjes më të rëndë kockore. Kështu, ju mund të fitoni një buzëqeshje krejtësisht të re, pa pasur nevojë të kryeni një procedurë të transplantit kockor ose ngritje të sinuseve. Sidoqoftë, ky trajtim nuk përdoret shpesh për të zëvendësuar vetëm një ose dy dhëmbë.
Kohë e shpejtë rikuperimi
Shërimi nga trajtimi i implantit dentar zigomatik është pothuajse i njëjtë me procesin e zakonshëm të vendosjes së implanteve dentare. Shumë nga klientët tanë janë të befasuar nga koha e shkurtër e rikuperimit. Disa pacientë mund të kenë mavijosje rreth qepallave të poshtme. Megjithatë, pas përfundimit të procedurës, ju do të jeni në gjendje t’i ktheheni rutinës tuaj të përditshme për rreth tre deri në pesë ditë.
Sa kohë duhet për të përfunduar trajtimin e implanteve zigomatike?
Diagnostikimi
Kujdesi dentar për implantet zigomatike përbëhet nga disa hapa. Si fillim, duhet të merren masat e duhura diagnostikuese. Kjo mund të përfshijë një ekzaminim me rreze X dhe një ekzaminim oral. Nëse ekzaminimet tregojnë se implantet zigomatike janë alternativa më e mirë për ju, dentisti do t’ju shpjegojë procesin në thellësi, së bashku me avantazhet dhe rreziqet e mundshme. Ju do të merrni një përmbledhje të plotë të planit të trajtimit nga fillimi në fund.
Procedura kirurgjikale për implantet zigomatike
Operacioni për implantet zigomatike zakonisht realizohet në mënyrë që pacientit t’i mundësohen dhëmbë provizorë fiks brenda 24 orëve. Si anestezia lokale ashtu edhe ajo e përgjithshme janë praktika normale të cilat varen nga elementë të ndryshëm, duke përfshirë prirjet e individit. Dhëmbët provizorë filetohet mbi implante. Pacienti do të fillojë të rikuperohet nga operacioni duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga specialisti i tyre mjekësor. Operacioni i implanteve zigomatike mund të sjellë një ndryshim të madh në jetën e çdo pacienti.
Jeta me implante zigomatike
Pas disa muajsh nga operacioni, pasi implantet të jenë integruar plotësisht dhe mishrat të jenë komplet të shëruar do t’ju mundësohet vendosja e dhëmbëve të përhershëm me të cilët do të buzëqeshni për gjithë jetën. Këta dhëmbë do të jenë të këndshëm dhe praktik. Dentisti juaj do t’ju ftojë në zyrën e tij çdo vit për një kontroll dhe pastrim të implanteve dhe dhëmbëve, i cili është një proces jokirurgjikal që duhet të zgjasë jo më shumë se 30 minuta.
Më e rëndësishmja është fakti që ju do të jeni në gjendje të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e jetës tuaj pas operacionit. Do të mund të konsumoni ushqim, të buzëqeshni dhe të qeshni me lirshmëri. Shijoni buzëqeshjen tuaj si kurrë më parë!
