Një “pushim falas” ndërkohë që kujdeseni për dhëmbët tuaj.

Turizmi dentar është bërë popullor për shkak të mundësisë për të kursyer para pa kompromentuar cilësinë e kujdesit të marrë, falë klinikave të specializuara dentare dhe teknologjive të përparuara të disponueshme në shumë destinacione.

A ka disa arsye pse të huajët mund të zgjedhin të angazhohen në turizmin dentar në Shqipëri?

Trajtimet dentare në Shqipëri shpesh kushtojnë më pak se ato në vendet europiane, duke u lejuar pacientëve të kursejnë para.

Klinikat dentare në Shqipëri shpesh punësojnë staf mjekësor të kualifikuar me përvojë në këtë fushë.

Shqipëria është lehtësisht e arritshme, me fluturime direkte dhe kohë të shkurtër udhëtimi.

Për ta bërë udhëtimin tuaj sa më të rehatshëm dhe pa stres, Serdeif Dental ofron transport falas me taksi nga aeroporti për pacientët ndërkombëtarë që zgjedhin klinikën tonë për trajtimet dentare.

Që nga momenti i mbërritjes në Shqipëri, ekipi ynë kujdeset për organizimin e transportit tuaj, duke ju pritur në aeroport dhe duke ju shoqëruar në mënyrë të sigurt drejt hotelit ose klinikës.

✔️ Taksi falas nga aeroporti
✔️ Shërbim i organizuar dhe i besueshëm
✔️ Komoditet maksimal që në momentin e mbërritjes
✔️ Asistencë gjatë gjithë qëndrimit tuaj

Ne duam që ju të përqendroheni vetëm te buzëqeshja juaj e re, ndërsa për pjesën tjetër kujdesemi ne.

Serdeif Dental – Kujdes profesional, komoditet maksimal dhe mikpritje që në hapin e parë. ✈️🚖🦷

Turizmi dentar dhe lehtësirat

Nëse kërkon në internet për “Turizëm Dentar në Shqipëri” gjënden shumë klinika të cilat mund të jenë krijuesit e ardhshëm të buzëqeshjes suaj. Sot në kohën e internetit është shumë e thjeshtë të marrrësh të gjitha informacionet për trajtimet dentare që këto klinika ofrojnë.

Pas kërkimeve do shikojmë që shumica e klinikave pothuajse ti ofrojnë të gjitha shërbimet: konsulencën për biletat, transportin nga aeroporti, akomodimin dhe guidat turistike. Atëherë çdo gjë është e thjeshtë, apo jo?Në Tiranën e sotme është shumë e lehtë të organizohesh dhe të ofrosh të gjitha këto shërbime

Është e thjeshtë të gjesh hotele të rehatshme me një çmim të mirë në qendër të Tiranës, të lëvizësh në taksi dhe të ushqehesh në restorante me guzhinë tradicionale apo mesdhetare duke paguar sa gjysma e çmimeve të vendeve të zhvilluara Europiane!

Shumë nga klinikat që ofrojnë turizëm dentar kanë menduar ti përfshijnë të gjitha këto shërbime si pjesë e paketave të tyre dentare, duke bërë kështu çdo gjë më të thjeshtë për pacientët e huaj.Duke e parë në këtë drejtim sigurisht mund të themi që turizmi dentar ja vlen!

Ekonomia dhe kursimi

“Kurseni deri në 50%” është ajo që të gjitha klinikat dentare reklamojnë, por a është vërtet kështu? Në Shqipëri çdo gjë kushton më pak dhe kjo të jep mundësinë të kesh një buzëqeshje të re, të kursesh 50% dhe të vizitosh Tiranën për disa ditë.

Çmimet më të ulëta të trajtimeve dentare janë në një linjë me të gjitha çmimet e shërbimeve të tjera në Shqipëri.Taksat, rrogat, qeratë, çdo gjë kushton më pak në krahasim me vendet e zhvilluara Europiane.

Shumë kolegë italianë pretendojnë se në Shqipëri përdoren materiale të një cilësie të ulët, por kjo absolutisht që nuk është e vërtetë sepse në Tiranë ka shumë klinika që operojnë me çertifikata cilësie ISO 9001 dhe me materiale të markave CE.

Profesionaliteti dhe garancia

Në fund ajo që ka më shumë rëndësi janë cilësia, profesionaliteti, dhe jetëgjatësia e trajtimeve dentare. Edhe në Shqipëri, si në të gjitha vendet e tjera të botës mund ti gjesh të dyja anët e medaljes. Kështu mund të gjejmë pa dyshim klinika moderne që ofrojnë shërbime me të njëjtin profesionalitet dhe cilësi si në vendet e zhvilluara Europiane, por mund të gjejmë edhe klinika që pretendojnë se dinë të bëjnë gjithçka kur në fakt mjekët që punojnë aty nuk janë të specializuar në asnjë fushë të dentistrisë.

Mjafton të kërkojmë në internet për feedback-un e pacientëve dhe do të gjejmë shumë të tillë të kënaqur nga shërbimet e marra. Pra, nëse gjenden profesionistët e duhur, trajtimi dentar do të jetë i sigurtë dhe i shëndetshëm për shumë e shumë vite me radhë.

Siguri Maksimale për Çdo Pacient

Serdeif Dental, siguria e pacientëve tanë është prioriteti ynë kryesor. Çdo trajtim kryhet duke ndjekur protokolle strikte sterilizimi, diagnostikim të avancuar dhe standardet më të larta të kujdesit dentar.

Ekipi ynë i specializuar përdor teknologji moderne dhe materiale të certifikuara për të garantuar trajtime të sigurta, efektive dhe pa kompromis në cilësi. Nga konsultimi fillestar deri në përfundimin e trajtimit, ne kujdesemi që çdo pacient të ndihet i mbrojtur, i informuar dhe në duar të sigurta.

✔️ Pajisje moderne dhe teknologji bashkëkohore
✔️ Protokolle të rrepta sterilizimi dhe higjiene
✔️ Materiale të certifikuara dhe të sigurta
✔️ Staf i kualifikuar dhe me përvojë
✔️ Monitorim dhe kujdes i vazhdueshëm gjatë trajtimit

Buzëqeshja juaj meriton kujdes profesional dhe siguri maksimale.

Implant Dentar (përfshirë abutment)
50.000 Lekë
Implant Zigomatik
120.000 Lekë
Implant Pterigoid
75.000 Lekë
Kurorë Zirkoni
25.000 Lekë
Faseta Emax
30.000 Lekë
Sedacion Koshient Endovenoz
10.000 Lekë/Orë
Ortodonci e Padukshme(një nofull)
120.000 Lekë
Cistektomi (heqje kisti)
30.000 Lekë
Anestezi Gjenerale
100.000 Lekë

All on 6

6 implante &
12 dhëmbë fiks zirkoni

540.000
Lekë

All on 4

4 implante &
12 dhëmbë fiks zirkoni

420.000
Lekë

All on 4

4 implante me protezë
të lëvizshme Overdenture

380.000
Lekë

All on 4

4 implante me protezë
fikse dhëmbë rezine
330.000
Lekë