Ortodoncia është dega e dentistrisë që merret me krijimin, rikthimin apo ruajtjen e raporteve të rregullta midis nofullave dhe harkadave dentare.
Ortodoncia korrigjon rreshtimin e dhëmbëve për një funksion të mirë mastikator, fonetik dhe estetik.
Klinika jonë ofron të gjitha teknikat moderne në fushën e ortodoncisë, aparate fikse dhe të lëvizshme, për fëmijë e të rritur.
Ortodoncia Interceptive
Ortodoncia interceptive është hapi i parë për të pasur raporte të sakta midis nofullave dhe rreshtim të rregullt të dhëmbëve. Si për të gjitha patologjitë e tjera , parandalimi apo trajtimi i hershëm japin rezultatet më të mira.
Orotodonica interceptive ka qëllim të zbulojë që në femijërinë e hershme shfaqjen e problemeve dento-skeletike. Kontrollet e okluzionit dhe zhvillimit të nofullave fillojnë që në moshën 4-5 vjeç kur fëmijët bëhen bashkëpunues dhe ndiqen vazhdimisht gjatë rritjes deri në moshën e pubertit.

Nese trajtimet nisin që në moshën e hershme mund të parandalohen ose të minimizohen problemet skeletike. Në këto mosha mund të përdoren aparate “funksionalë” të lëvizshëm, të cilët në varësi të rastit mund të nxisin apo të frenojnë rritjen e kockave të nofullave dhe fytyrës.
Aparatet e ortodocisë interceptive janë intra dhe eskraoralë, ndërsa ndonjëherë mund të jenë edhe fiks duke u ngjitur mbi dhëmbë.Aparatet interceptive fikse përdoren për të rregulluar diskrepancat transversale të nofullës së sipërme dhe quhen “ zgjerues të shpejtë”.
Nëse kjo anomali nuk korrigjohet në këtë moment ateherë ky problem do të transferohet edhe në nofullën e poshtme, dhe kur të mbarojë rritja, e vetmja zgjidhje për të pasur një raport të rregullt midis nofullave është kirurgjia ortognatike.
Prandaj për të evituar kirurgjinë dhe për të pasur rezultate sa më të mira këshillohet konsulta me një mjek ortodont sapo fëmija juaj të mbush 5 vjeç.
Ortodoncia Fikse

Kur flasim për orotdoncinë fikse nënkuptojmë një aparat që është i ndërtuar nga një sistem pllakash (braketash), bandash, tubash, telash e ligaturash llastiku. Aparati fiks është zgjidhja më e mirë për të rregulluar drejtimin e dhëmbëve dhe mbetet e vetmja zgjidhje për të trajtuar anomalitë e rënda të rreshtimit.
Pllakat ngjiten në sipërfaqen e jashtëme të dhëmbit, por në raste të caktuara nëse e lejon mundësia mund të vendosen edhe në sipërfaqen e brendshme duke u bërë në këtë mënyrë të padukshme. Teli ndryshohet çdo 2 ose 3 muaj, duke rritur në mënyrë progresive trashësinë dhe forcën e tij.Trajtimi zgjat rreth 2 vjet megjithatë kjo është në varësi nga lloji i anomalisë.
Sistemi fiks tradicional përdor pllaka metalike të cilat janë e vetmja zgjidhje për rastet e vështira. Përvec pllakave metalike mund të përdoren edhe pllaka estetike. Idealja është që trajtimi të nis në moshën 12-14 vjeç por ortodoncia fikse nuk ka një limit moshe, kështu që nuk është kurrë vonë për të pasur një buzëqeshje të bukur.
Aparatet me pllaka estetike

Një nga problemet më të mëdha të pacientëve që janë duke mbajtur një aparat ortodontik është pikërisht pamja e metaleve të ngjitura në sipërfaqen e dhëmbve, duke u kushtëzuar në këtë mënyrë nga jeta e përditshme. Për të tejkaluar këtë vështirësi estetike, falë teknologjisë së avancuar, pllakat metalike mund të zëvendësohen me pllaka qeramike apo pllaka zafiri.
Pllakat e qeramikës kanë ngjyrën e dhëmbit, ndërsa pllakat e safirit janë transparente, kështu që bëhet vërtet e vështirë të dallosh prezencën e tyre. Gjithsesi teli që kalon në çdo pllakë ngelet gjithmonë metalik dhe është në fakt i vetmi komponent i dukshëm në këto aparate.
Sistemi Damon


